Nga Vlora teksa tërhoqi një çmim në nderim të saj për kountributin në stomatologji, kryeministri Rama foli për herë të parë për sëmundjen e rëndë që po kalon e ëma.
Ai tha se ajo prej disa muajsh Aneta Rama ka nisur një betejë me një sëmundje të rëndë. Pas kësaj ai ka postuar dhe një foto në ‘’Facebook”, ku shihet Zaho duke puthur nënën, Anetën.
“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom. Krenar për ty”, shkruan Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)