Presidenti kosovar Hashim Thaçi u shpreh se “Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë si ajo që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”.
“Iniciativa e rreth 50 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të kuptohet si një alternativë dhe jo si një sfidim i drejtësisë, jo si injorim apo ikje nga drejtësia. Ata janë njerëzit e zgjedhur nga populli. I japin llogari zgjedhësve të vet dhe nuk i japin llogari as Presidentit dhe as ndonjë mekanizmi tjetër institucional” u shprehThaçi në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.
AI pohoi se nuk i inkurajojnë deputetët të mbështesin shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërsa u kujdes të theksonte se, nëse Kuvendi e aprovon atë, do ta nënshkruante si President. Lidhur me deklaratat e forta të ambasadorëve të huaj në vend Thaçi u shpreh se çdo hap ligjor i ndërmarrë nga të zgjedhurit e popullit, duhet analizuar në rrafshin shumëdimensional dhe në asnjë rrethanë në atë konfrontues.(M.Q/Faxweb)