Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Gocaj të Lezhës në dyqanin e Arben Malotës.
Siç njofton policia shpërthimi ka ndodhur në mesnatë, në fshatin Gocaj, në dyqanin ushqimor të shtetasit Arben Malota, 49 vjeç. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Pronarja e dyqanit në një intervistë për Fax Neës, deklaroi se nuk kanë pasur asnjë konflikt, ndërkohë që hodhi dyshime se mund të kenë dashur të grabisin diçka.
“Ku di unë a me marr naj lek. Kur kemi ardhur në 12 natës kemi parë këtë. Ishalla zoti i bëhet mirë gjithkujt. Nuk kemi dyshime. Ka 25 vjet që e kam dyqanin.”_ u shpreh zonja.
Ndërkaq edhe fqinjët flasin se ato janë familje e reskpetueshme në fshat.
“Thamë se mos është tërmet. Kujt ja merrte mendja. Janë familje e mirë dhe na vjen shumë keq për këtë që i ndodhi.”- u shpreh fqinja.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post