Donald Trump ditë më parë nxorri vendimin për ndalimin e hyrjes së personave të shtatë vendeve me shumicë myslimane. Por ky ligj ka shkaktuar shumë reagime të ndryshme.
Së fundmi edhe një pjesë e mire e VIP-ave botërorë janë shprehur kundër këtij ligji të Trump-it.b Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull këtij ligji të Trump-it me titullin: “Kjo është ajo se si duket një refugjate: 7 femrat frymëzuese që janë kundër mosmarrëveshjes”.Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila thuhet se u largua prej Kosovës me prindërit gjatë luftës pas persekutimit të shqiptarëve. Më tutje shkruan se Ora është një histori e suksesit, megjithëse një refugjate, ajo ka fituar një numër të madh të çmimeve ndërkombëtare dhe ka sjell shumë këngë dhe është imazh i markave të mëdha, të tilla si, Adidas dhe Rimmel.
Gjithashtu është edhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, e cila ka prejardhje pre Çekisë dhe ka qenë e suksesshme. (J.V/Shuplaka)