Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj gjatë Komisionit të Ligjeve i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK që lidhen edhe me thirrjet e fundit të politkës ndaj drejtësisë.
Alibeaj e pyeti Arben Krajën nëse thirrjet e Ramës apo ministrit të Drejtësisë mund të konsiderohen si ndërhyrje në punën e drejtësisë.
Kraja tha se nuk i ndalon dot këto deklarata dhe shtoi se institucioni që ai drejton ka vendosur të mos ndikohet nga këto deklarata.
Alibeaj: Edhe opozita ka pasur kërkesat e veta për performancën e SPAk, cështje të pastrimit të parave, fenomen u rëndë për Shqipërinë, të ligjeve speciale, Teatri, inceneratoret, Bechetti. 50 kallëzime penale për zgjedhjet e kaluara.
Ju mbështesim edhe për aksionin e djeshëm. Tani kam disa pyetje.
Cilat janë nevojat që SPAK do ti plotësohet nga Kuvendi? Nevoja ligjore, të natyrës së buxhetit, të stafit apo të tjera?
Në këtë situatë ka patur deklarime politke nga kryeministri, ministri I drejtësisë të cilët kërkojnë që tju tregojnë pritoritete dhe tju vendosin axhendën? Kjo është një ndërhyrje e politikës në punën e drejtësisë.
E konsideroni ndërhyrje në punën tuaj, dhe a rrënon besimin e publikut te veprimtaria juaj?
Kraja: Unë nuk duhet të komentoj, unë jam zbatues I ligjit, kemi vendosur të mos ndikohemi nga ato, nuk I ndalojmë, duhet të shohim dosjen, provat, të jemi korrekt me ligjin.
A duhet miratuar një nen që ta ndalojë këtë? Ka pasur dicka te tillë. Është në dorën tuaj. Ne i ushtrojmë fuknsionet, nuk është dicka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore.