Debati mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit për veshjen e kësaj të fundit, bëri bujë të madhe në mediat e vendit për shumë ditë.
Vetë Ilda nuk u mor shumë me kritikat e Nanos dhe madje nuk iu përgjigj as ftesës së Arjan Çanit për t’u përballur me Muçin në emisionin Zonë e Lirë.
Vëllai i saj balerin, Bledi, i cili është një ndër balerinët më të mirë shqiptarë me famë ndërkombëtare u pyet tek ‘Jo Vetëm Modë’ se ç’mendon për kritikat që i bëhen të motrës dhe u përgjigj me shumë sportivitet.
Ilda vjen shumë shpesh dhe më viziton, por edhe mami dhe babi vijnë shikojnë shfaqjet e mia. Pavarësisht futbollit, Ildës i pëlqen shumë baleti. Unë jam artist dhe ne artistët kemi shumë kritika. Kritikat të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë. Unë i bëj shumë kritika Ildës, por mami është ajo që na kritikon të dyve. Kritika që i bëj shpesh Ildës është që t’i marrë gjërat më seriozisht, sepse ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë dhe unë i them gjithnjë që t’i marrë gjërat seriozisht.” – ka thënë vëllai i Ildës, Bledi Bejleri.