Kjo është pyetja për shkatërrimin që mund t’i bëhet Valbonë në të ardhmen.
Edi Rama ka nxjerrë emrin e biznesmenit Ponari, teksa i thoshte deputetëve të PD-së që Ponari është votuesi dhe sponsorizuesi i tyre.
”Quhet Avni Ponari, votues dhe sponsor i PD.
Kërkon një hotel me 5 yje në Valbonë. Po investon të ardhurat e tij legjitime. Është kërkesa e parë po ju them.
Ndryshimi i madh është pikërisht ky: unë nuk i ndaj shqiptarët në tanët dhe të atyre, dhe kurrë nuk ia lejoj vetes që t’i fus në një thes.”, tha Rama.
Rama përdori emrin e Ponarit për ”t’i mbyllur” gojën deputetëve të opozitës të cilët janë duke denoncuar socialistët për pastrim parash në projektin 1 miliard euro.
”E thashë në mbyllje dhe po e them në hapje është dita ndërkombëtare e tolerancës dhe unë nuk mundem veçse të buzëqesh për të gjitha sharjet, fyerjet dhe shpifjet që sapo më adresoi shumë i dashuri Lul.
Oratorët të patriotizmës kanë thënë se është më i bukuri, më i miri dhe më turistiku, me dy dete, erëra që fryn dhe me diell që lind dhe perëndon më bukur se kudo dhe sot jemi i vetmi vend në gjithë mesdheun që nuk kemi një hotel me 5 yje, yje! Jo Ylla të prerë me të verdhë që kanë emrin e pronarit dhe një Palasë nga mbrapa.
Çfarë do bëjmë ne? Ne do ndrëtojmë hoitele me 5 yje në SHqipë! Çfarë kemi bërë ne?! Kemi adoptuar legjislaturë shumë të ngjashëm me Malin e Zi, që në këtë aspekt na ka lënë targën dhe nuk ia shohim më.
Si do u bëka ky pastrim parash kur gjithçka është shumë e qartë?!”, tha më tej në retorikën e tij Rama.
(V.G/Faxweb)
Avni Ponari dhe Edi Rama