Kryeministri Edi Rama njihet nga të gjithë tanimë se është tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane të Juventusit, pasi këtë nuk nguron ta shprehë në çdo mënyrë të mundshme.
Finalen e madhe të Champions League mes Real Madrid dhe skuadrës së tij të zemrës, kryeministri i ka ftuar të gjithë tifozët, që ta ndjekin sëbashku në fushën e gjelbër të Kryeministrisë.
Mirëpo një video e publikuar nga “Balkanweb”, tregon momentin kur Real shënon ndaj Juves dhe veprimin e Ramës pas kësaj. Siç duket, tifozit të bardhëezinjve nuk i ka pëlqyer goli, për këtë arsye për të qetësuar nervat ka ndezur një cigare.
Mirëpo vetëm 7 minuta ka zgjatur gëzimi i Realit dhe hidhërimi i Ramës, pasi në minutën e 27-të të lojës, Mandzukic shënoi golin e barazimit. (D.D/Shuplaka)