Duken si dyqane të modës së lartë, me vetrinat e dekoruara me kujdes, ku janë të ekspozuara çantat, rrobat dhe orat e markave më të rëndësishme në botë, Versace, Gucci, Valentino.
Jemi në bregdetin shqiptar, ku qytetet kryesore, janë të mbushura jo vetëm me turistë por edhe me plot dyqane të mëdha luksoze.
“Te ne vijnë shpeshherë gratë e futbollistëve të blejnë çanta. Te ne një çantë që vlen dy mijë euro mund ta blesh me vetëm 150 euro”, tregon me krenari një shitës.
Po si ështe e mundur?
Bëhet fjalë për mall të tregut të zi, me produkte joorigjinale të fabrikuara, të prodhura në Shqipëri dhe të eksportuara në të gjithë botën të cilësuara me “autor fals”.
Duke u bazuar në disa hetime të vazhdueshme të Guardia di Finanzia, shumë nga këto produkte të firmave prestigjoze përfundojnë në outletet e e Italisë së Veriut dhe specifikisht në Piemonte dhe Lombardi.
Bëhet fjalë për imitime dhe kopje perfekte të realizuara me lëkurë të imët, pajisje të rafinuara dhe shpesh vijnë nga të njëjtat fabrika që prodhojnë produktet për markat e mëdha.
Jenë produkte që është e vështire t’i dallosh nga origjinalet edhe pse me disa ndryshime të vogla, veshjet dhe çantat janë perfekte, praktikisht identike me produktet origjinale, ndersa orat kanë një mekanizëm të dobët dhe nuk kanë lidhje fare me ato të kompanive mëmë.
“Blej çantat që shikoni nga fabrikat në Tiranë, që realizohen për shtëpitë e mëdha të modës”, shpjegon një nga pronarët e një prej butiqeve më të mëdha të modës, ku kanë çantat e markave m të mira.
“ Kjo që po bëj unë në treg të zi, është diçka e paligjshme por duke qenë se ndodh në një qytet turistik është e lejueshme.
Sigurisht që ne gjithashtu shesim kopje më pak të vlefshme që kushtojnë edhe më pak, por ajo që unë nuk e kuptoj është se pse sistemi evropian nuk i detyron këto marka të shkruajnë prodhuar në Shqipëri por në vend të kësaj shkruajnë në Itali, Francë etj”, tha ia.
Sipas të dhënave të KE-së, fenomeni i falsifikimit të mallrave të luksit nuk ka më Napolin, por Shqipërinë qendër. Të ardhurat që vijnë nga mallrat e falsifikuara në Shqipëri vlerësohen me 5 miliardë dollarë në vit, ndërsa dëmi drejt kompanive të falsifikuara varion nga 10% në 50%.
(J.D/Faxweb,al)