16:20 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tirana më duket më e vogël pa të, pa harenë e 5 fëmijëve të tij”/ Agron Tufa largohet nga Shqipëria pas kërcënimeve, kërkon azil politik

09:22 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Tirana më duket më e vogël pa të, pa harenë e 5 fëmijëve të tij”/ Agron Tufa largohet nga Shqipëria pas kërcënimeve, kërkon azil politik

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa është larguar përfundimisht nga Shqipëria, së bashku me familjen e tij, pas presioneve dhe kërcënimeve të vazhdueshme që i janë bërë.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale të hënën në orët e vona të mbrëmjes, avokati i tij Kujtim Cakrani, i cili shprehet se në vendin tonë krimi komunist është kthyer më i fuqishëm se kurrë.

“Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij! 

Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”, shkruan Cakrani.

Ndërkohë që një postim tejet prekës ka bërë dhe gazetari Ilir Kadia, i cili thotë se Tirana po bëhet gjithnjë dhe më e vogël, ndërsa largohet prej saj njerëzit nga më të dashurit për të.

Postimi i Kadisë:

Agron Tufa lë Shqipërinë!

Vajta me ëndërr në shtëpinë e dajës tim të madh në Vishocicë. Derën e madhe ma hapi një zonjë trupmadhe.M’u pa e njohur.U kujtova që ishte punonjëse e ambasadës Zvicerane. Në oborrin me pemë pashë befas Agron Tufën me gruan dhe pesë fëmijët e tij. Ç’ne?! Por para se të flija kisha mësuar lajmin se ish larguar për në Zvicër dhe ish në një kamp azilantësh politik. Bëra lidhjen.

Atje tek oborri i shtëpisë së dajës tim të madh në Devoll që Perëndia nuk i dha fëmijë tërë jetën por që vdiste për të patur makar një, kish ndalur e çlodhej para se ikte. Unë vajta e nxora nga valixhja ime tre këmishë të bardha me jakë të kaltër dhe ja dhashë.Derisa të sistemohesh, i thashë.

Pastaj?! Pastaj më doli gjumi dhe mendova Tiranën pa mikun tim Agron Tufa dhe harenë e pesë fëmijve të tij! Dhe m’u duk më e vogël akoma! Çdo ditë më e vogël po më bëhet Tirana nga ikjet e të njohurve dhe shtimi i të panjohurve me fytyra që s’ më pëlqejnë.

Në muajt e fundit, Tufa është vënë në qendër të akuzave nga përfaqësues të mazhorancës, me në krye Spartak Brahon, pasi sipas tyre po shtrembëron historinë, dhe po hedh baltë mbi luftën Nacional Çlirimtare.

Ndërkohë që vetë shkrimtari i ka denoncuar me dhjetra herë kërcënimet që i janë bërë, po mesa duket së fundi është dorëzuar, duke vendosur më së pari mirëqenien dhe qetësinë e familjes së tij, dhe 5 fëmijëve.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: agron tufaagron tufa azilagron tufa azil ne zviceragron tufa largohet nga shqiperia
Pas

Sulltani tha se djali nuk i ngjan fare, “kërcënohet me jetë” fëmija e bukuroshes ruse

Para

“I kanë vdekur dy fëmijë”, Bes Kallaku rrëfen historinë e trishtë të familjes që Bebe Rexha do ti ndërtojë shtëpinë

Para
“I kanë vdekur dy fëmijë”, Bes Kallaku rrëfen historinë e trishtë të familjes që Bebe Rexha do ti ndërtojë shtëpinë

“I kanë vdekur dy fëmijë”, Bes Kallaku rrëfen historinë e trishtë të familjes që Bebe Rexha do ti ndërtojë shtëpinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthim i ri trondit Teheranin, mbyllet pjesërisht Rruga Valiasr mes panikut dhe pasigurisë

Mbi 4,600 qytetarë kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, 24% të trajtuarve janë turistë të huaj

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

Ja cila mund të jetë arsyeja e tragjedisë ajrore të Boeing 787

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, mbi 140 të vrarë në 24 orë viktima edhe pranë pikave të ndihmave

Balluku në Athinë: Shqipëria e angazhuar për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon

Katz: Është shkatërruar selia qendrore e sigurisë së brendshme iraniane

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.