E padëgjuara ka ndodhur në ambjentet e Komisariatit nr.3 në Tiranë. Një ditë më parë, një i ri i ka grabitur çantën një gruaje që ndodhej në ambientet e pritjes të Komisariatit në fjalë.
Sipas Policisë, është shpallur në kërkim 33-vjeçari me inicialet K. H., nga Tirana një ditë më parë në orën 11:30, në ambientet e sallës së pritjes së qytetarëve, në Komisariatin e Policisë numër 3, ka vjedhur çantën e një gruaje, ku gjendeshin 160 euro dhe 1 celular i markës “Samsung”.
Edhe pse ndodhej në ambientet e policisë, hajduti ka mundur që të largohet dhe tani është në kërkimpolicor.
Shtetasi me inicialet K.H ka qenë i dënuar edhe më parë me akuzën e vjedhjes. (A.R/SHUPLAKA)