Një 46-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia pasi dhunonte familjarët e tij.F.H. u arrestua nga shërbimet e Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, teksa 46-vjeçari po i kanoste me sëpatë familjarët.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Mark Bajraktari” ditën e djeshme, ku F.H. pasi dhunoi vëllain dhe nusen e vëllait i kanosi me sëpatë.
Përpos arrestit, policia sekuestroi edhe mjetin prerës në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.
Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mark Bajraktari”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.
Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️