Sot u mblodhëm me drejtuesit e institucioneve të pavarura për të koordinuar punën dhe për të çuar në një nivel tjetër negociatat për grupkapitullin e parë “Themelorët”. Ky kapitull është themeli i integrimit evropian dhe kërkon angazhimin maksimal të Ministrisë së Drejtësisë, organeve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura.
Ministria e Drejtësisë po udhëheq këtë proces, duke koordinuar me kujdes të gjitha strukturat dhe duke mbështetur ekspertët, të cilët meritojnë një falënderim të veçantë për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre. Suksesi në përmbushjen e piketave të ndërmjetme është një objektiv i përbashkët që do të afrojë Shqipërinë më pranë BE-së!