Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur sërish kampion i Ballkanit. Smajlaj ka marrë medaljen e artë në disiplinën e kërcimit për së gjati në kampionatin për salla të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë
Atleti ka kërcyer 7.80 metra, më shumë se gjithë të tjerët duke kërcyer me shumë se gjithë pjesëmarrësit e tjerë dhe kësisoj ka zënë vendin e parë.
Vend ky që i ka dhënë titullin Kampion i Ballkanit. Ky është titulli i dytë për të pas atij të fituar vitin e kaluar në Beograd.
Por Smajlaj nuk ishte i vetmi që bëri të dëgjohej himni shqiptar në Stamboll të Turqisë. Fitore shënoi edhe Luiza Gega në garën e 3000 m për femra të cilën e mbylli me kohën 9 minuta e 6 sekonda.
(M.Q/Faxweb)