Që prej momentit që Kosova krijoji kombëtaren e saj të futbollit, një pjesë e mirë e lojtarëve të kombëtares shkuan drejt këtij ekipi. Madje disa prej tyre edhe refuzuan ofertën e De Biazit për t’u bërë pjesë e kombëtares Shqiptare të futbollit. Por kjo situatë e trasferimit të lojtarëve nuk ka përfunduar.
Pas transferimit të Rashicës, Mehës, Shalës dhe Rrahmanit duket se edhe për lojtarët që kanë luajtur në ekipet e moshave kuq e zi do të jetë një dyzim për të zgjedhur se cilën përfaqësuese do të përfaqësojnë, shkruan një portal online.
Engjëll Hoti është lojtari rradhës që ka bërë kalimin drejt Kosovës. Futbollisti i cili luante me klubin e Brahunshvegut në Gjermani ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare për t’ju bashkuar Kosovës dhe për të mos vijuar më me U-21 e Shqipërisë. Hoti luan në repartin e mesfushës, sidomos në qendër të saj. (J.V/Shuplaka)