Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin shqiptar, pak orë pasi një turiste ruse u mbyt në Ksamil. Këtë radhë, një shtetas sllovak është mbytur në det, në Golem të Kavajës. Mësohet se viktima është rreth moshës 50-vjeçare, ndërsa mendohet të ketë qenë i dehur.
Trupi i të ndjerit është gjetur nga një pushues pas disa orësh, i cili ishte me motor uji në det.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, edhe një turiste ruse u mbyt në Ksamil. Vajza 16-vjeçare është goditur nga një motor uji, i cili ka qenë brenda zonës së ndaluar për këto mjete.
(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2476″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post