SHBA-ja është goditur së fundi nga dy uragane të njëpasnjëshme me pasoja shkatërrimtare. Së fundi uragani Irma që ka prekur Floridën, ka shkaktuar dëme të pakthyeshme në ishujt Karaibe.Deri më tani raportohen të kenë vdekur 7 persona.
Pamjet që te ofrojnë vendet ku ka kaluar Irma janë vërtet të tmerrshme. Makinat gjenden nën ujë, shumë pemë janë të rrëzuara në tokë, ndërsa njerëzit janë evakuuar.
Stuhia ka arritur në Porto Riko, ku Guvernatori deklaroi se pret dëme të konsiderueshme. Rreth 300,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa një mijë njerëz janë vendosur në strehimoret e ngritura gjatë ditëve të fundit. Guvernatori i ishullit, Ricardo Rossellò, konfirmoi ndërprerjen e shërbimit në disa komuna në qendër të qytetit dhe në veri, si pasojë e rrëzimit të pemë nga erërat e forta.
Gjendja e jashtëzakonshme së fundi është shpallur dhe në Kubë, në krahinat lindore të Guantanamos, Santiago de Kuba, Granma, Holguin, Las Tunas dhe pjesën qëndrore të Camaguey, Ciego de Avila dhe Villa Clara ku pritet të kalojë stuhia Irma.
Për momentin, rajoni i Havanës, me dy milionë banorët e saj, ende nuk është prekur nga rreziku. Fluturimi i Papës, i cili mbërriti mbrëmë në Kolumbi, u devijua për të shmangur uraganet.
Uragani Irma mund të godasë 37 milionë njerëz, sipas vlerësimeve të OKB-së, të cilat vendosën ekipet humanitare në Barbados për të punuar me Agjencinë e Menaxhimit të Disastereve të Karaibeve.
Zyrtarët e OKB-së në Haiti janë angazhuar për të siguruar mbështetjen e nevojshme për qeverinë lokale.
Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar është i gatshëm të ndihmojë shtetet anëtare të prekura nga stuhia, thotë Christine Lagarde.
(E.K/SHUPLAKA)