Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka dhuruar tokën ku dikur ka qenë një shkollë e mesme bujqësore në Delvinë, kryetarit të bashkisë Rigels Balili.
Këtë lajm vetë deputeti Berisha e ka mësuar nëpërmjet qytetarit dixhital në Facebook, i cili shkruan se kryetari Rigels Balili ua ka dhënë tokat dy a tre të besuarve të vet, të cilët nga ata e tyre i kanë dhënë me kontrata me qera për 99 vjet.
POSTIMI I BERISHËS:
“Ndrikull Nikolla iu dhuron tokat e shkollave Balileve!
Qytetari dixhital denoncon:
Ndrikull Nikollen, e cila me nje firme i
dhuron 12 ha toke te shkolles bujqesore Delvine,
Rigels Balilit, gjoja per Bashkine Delvine por qe,
Rigelsi token e merr me kontrate 99 vjet per vete dhe
vendos 2-3 emra te tjere per te maskuar aferen. Me poshte keni mesazhin e tij! sb
“pershendetje doktor te uroj shendet ty dhe familjes .pervec se do tju informoj per dicka.un jam qytetar nga delvina ju e dini qe dikur ne kete qytet ka pat nje shkoll te mesme bujqesore pron e ministris te arsimit kjo shkoll ka pat dhe tokat e saj ose sic quhen parcella experimentale nga keto parcella 12ha ndodhen midis fshatit stjar dhe mavropull .kete tok zonja ministre ja kalon ne pronesi bashkis ku kr esht Rigels Balili me pas kryetari e mer vet kete tok dhe ka ven dhe2-3(emra)te tjer te besuar te tyre dhe bejn kontrat per99vjet me qera dhe ne baz te info te mia do ta mbjellin me sheg .Po nuk ka qytetar te tjer te perfitojn nga ky privatizim?Apo topi esht i imi penalltin do e gjuaj vet . perpara fitore” (D.D/Shuplaka)