Tom Doshi është një Nga të përjashtuarit e mëdhenj të PS-së për këtë katëvjeçar në Kuvend.
E megjithatë edhe pse i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialdemokrate, deputeti shkodran nuk e ka kursyer mbështetjen e tij për qeverinë ‘’Rama2”.
Që me votimet e para vota e tij ishte qartësisht në mbështetje të Ramës. Ndërsa sot në një foto të shkrepur jashtë ambjenteve të Kuvendit ai shihet i rrethuar nga disa deputete socialiste.
Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit Vasilika Hysi, Adelina Rista dhe Tatiana Piro Nurçe, janë vetëm dia prej socialisteve që janë fotografuar me Doshin.
Madje nga ai nuk është kursyer as një dorë në supë për deputeten Hysi, ndoshta për ta uruar për detyrën e re.
E sigurisht edhe pse jashtë Grupit Tom Doshi ruan marrëdhënie të mira me pothuajse gjithë socialistët, përveç Ditmir Bushatit që e ka quajtur ‘’të zi”.
(E.K/SHUPLAKA)