Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin nga Kameruni Josoue Ngankam, i cili u kap në Rians me mbi 1 milionë euro në bagazhet e tij.
Fax News mëson se nuk ka prova akoma qe e lidhin me pronësine e valixhes por shuma e parave është e madhe. Ndërkohë avokati i tij ka thënë se ai rrezikon deri në 10 vite burg.
Ndaj tij rëndon akuza e mashtrimit dhe falsifikmit të parave.
Ngankam u arrestua ditë më parë pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).
Fax News mëson me burime nga dosja e Prokurorise se kamerunasi Josoue Ngankam ka zbuluar në deklarimin para hetuesve emrin e bashkëkombasit të tij që i ka dhënë valixhen me para të falsifikuara.
Bëhet fjalë për një person të quajtuar Toni, i cili sipas Ngankam është personi që i ka dhënë valixhen në Francë për ta dërguar në Shqipëri.
Gjatë marrjes në pyetje nga Drejtoria e Policisë Tiranë, 53-vjeçari nuk ka qenë i qartë në deklarimet e tij, duke dhënë disa versione të ndryshme për ngjarjen.
Kjo nuk është hera e parë që kamerunasi vjen në Shqipëri. Nga kqyrja e sistemit TIMS, ai ka hyrë në vendin tonë në datë 7 janar 2022 dhe ka qëndruar deri në datë 12 janar 2022.
Toni i ka thene se do ta priste në nje kafe ne aeroportin e Rinasit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.