Kohët e fundit lëvizjet e modretaorëve nga një televizion në tjetër kanë qenë të shumta.
Por me sa duket markatot televizive vazhdojnë ende, duke bërë që moderatorët t’i shikojmë në televizione të ndryshme, sezonin e ardhshëm.
E tillë është edhe moderatorja e emisionit “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu, ku po qarkullojnë lajme mbi lëvizje të saj në televizionin ‘Top Channel’. Aktualisht Arjola është pjesë e stafiti të televizionit ‘Tv Cklan”.
Sipas burimeve pranë ‘Gazeta Expres’ pas mbylljes së xhirimeve të emisionit, Arjola është parë pranë ambienteve të ‘Top Channel’, nën shoqërinë e kolegut të saj, moderatorit Klevi Kadilli.
Nga ana tjetër moderatorja ende nuk ka konfirmuar këtë lajm i cili po qarkullon këto ditë në lidhje me lëvizjen e saj.
(E.V/Faxweb.al)