21:50 | 06/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafik armësh nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet 32-vjeçari në Portin e Durrësit (EMRI)

11:29 | 10/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafik armësh nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet 32-vjeçari në Portin e Durrësit (EMRI)

Një 32-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi po tentonte të fuste armë në vendin tonë. Në pranga përfundoi shtetasi Sindrit Kola, i cili ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë, me armë dhe municion luftarak që i kishte fshehur në valixhe.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.

Njoftimi i policise:

Port, Durrës/Kontrolle me përzgjedhje, bazuar në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe fishekë, si dhe 3 bombola metalike.

Vihet në pranga 32-vjeçari, rezident në Itali, i cili i kishte fshehur sendet e kundërligjshme, në valixhe, me qëllim futjen në vendin tonë.

✅Në fazën e parë të këtij operacionit, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 1 pistoletë me 2 krehra që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, një shtetas kosovar, rezident në Francë.

Krahas angazhimit maksimal për të përballuar fluksin e lartë të qytetarëve në hyrje/dalje, për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe për krijimin e lehtësirave, me qëllim zvogëlimin e kohës së pritjes, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe gjatë kontrolleve të mjeteve, shërbimet e strukturave hetimore dhe të atyre operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, kanë vijuar kontrollet me përzgjedhje, të bazuara në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që po udhëtonte me traget, nga Ankona në Durrës, kishte armë zjarri që tentonte t’i fuste në vendin tonë, u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit, në hyrje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. K., 32 vjeç, banues në Lezhë dhe rezident në Itali.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Pas

Humbën jetën në tragjedinë e 11 Shtatorit, dy viktima identifikohen pas 22 vjetësh

Para

Fillimi i shkollës, 5 këshilla ekspertësh për prindërit

Para
Fillimi i shkollës, 5 këshilla ekspertësh për prindërit

Fillimi i shkollës, 5 këshilla ekspertësh për prindërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

Italia largohet prej iniciativës kineze Brezi dhe Rruga

Drejtori i Interit, Marotta: Po përgatitemi për një rinovim 5-vjeçar me Lautaro Martinez

Eurodeputetët i kërkojnë BE-së të pranojë të kaluarën e saj koloniale – Ata gjithashtu i referohen reparacioneve të mundshme

Dëshmi tronditëse të atyre që i mbijetuan masakrës së Hamasit

Toni Kroos i ndodh e papritura… i futet një mi në shtëpinë e tij

Kevin McCarthy vendos të largohet nga Kongresi i SHBA

SHBA, akuza penale shtetasve rusë për torturimin e një amerikani në Ukrainë

Dritat e festave ndizen edhe në Lushnje, fëmijët mbushin sheshin teksa kryetarja e bashkisë uron qytetarët

Vlora dhe Fieri ndezin pemën e Vitit të Ri! Atmosferë festive në qendrat e qyteteve me muzikë dhe fishekzjarre

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.