Fundjava ka sjell fluks të lëvizjes së qytetarëve në autostradën Tiranë-Durrës. Për pasojë është krijuar një trafik i rënduar i automjeteve që shkojnë në drejtim të Durrësit.
Situata paraqitet më e rënduar në segmentin Vorë-Maminas. Raportohet se mjetet lëvizin me shpejtësi mjaft të kufizuar.
Nga Sukthi në Fllakë trafiku paraqitet i renduar për shkak të një aksidenti pa pasoja. Rradha e krijuar e mjeteve në autostradë është deri në 5 km.
(M.Q/Faxweb)