Gjykata franceze në dy ditë ka zhvilluar seancën për një bandë shqiptare që trafikonte heroinë dhe kokainë nga Holanda në Francë.
11 të pandehurit akuzoheshin për, blerje dhe trafik të lëndëve narkotike, si dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Rrjeti i trafikantëve të drogës të moshës 19-33 vjeç u dënuan nga 1 deri në 9 vite burg.
Të gjithë u mbajtën në paraburgim në fund të seancës. Njëri nga të akuzuarit, i dënuar me dënimin më të rëndë dhe gjobën më të fortë (100,000 euro), që mungonte gjatë gjyqit, është shpallur në kërkim.
Rrjeti i trafikut të drogës ka funksionuar rreth 1 vit midis Marsit 2018 dhe Shkurtit 2019 në Annecy, Cran-Gevrier, Rumilly, Annemasse, Gaillard, Viry në Haute-Savoie. Bandat u arrestua më 15 shkurt 2019.
Po atë ditë, policia franceze kreu kontrolle të rrepta, duke arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar, të gjithë shqiptarë. Hetuesit kapen 1.1 kilogramë heroinë të pastër, e cila, kur u kontrollua në mënyrë të rregullt, vlente në treg rreth 80,000 euro.
Po ashtu u gjet heroinë, e cila nëse shitej në treg, do të vlente 40 mijë euro. Bandës gjithashtu iu gjetën para të gatshme që shkonin në 17,400 euro.