Fieraku i dënuar me 13 vite e 3 muaj burg përdorte emra të ndryshëm për trafikimin e fëmijëve dhe falsifikimin e pasaportave.
37-vjeçari, banues në Qarr të Fierit, mësohet se përdorte emra të ndryshëm gjatë ushtrimit të këtyre veprave penale.
“Në kuadër të operacionit të koduar “Qarri”, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit 37-vjeçar, Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, me Vendimin e datës 18.02.2016, e ka dënuar më 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat pernale “Trafikimi i të miturve, kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i pasaportave”, citohet në njoftimin e policisë së Fierit. (XH.A/SHUPLAKA)