Pas shembjes së urës Morandi Në Xhenova ku humbën jetën 39 persona, mes tyre dhe dy shqiptarë, ka ardhur dhe një deklaratë e fortë e Zv. Kryeministrit italian Di Maio i cili është shprehur se Italia është e gatshme të anulojë të gjitha koncensionet për rrugët nëse kompanitë që i kanë me koncesion nuk janë në gjendje të bëjnë punën siç duhet.
Ai deklaroi se kompania koncesionare duhet të kishte investuar më shumë në sigurinë e urës, në vend që të shqetësohej për fitimet.
Qeveria italiane ka vendosur të prishë kontratën me kompaninë që ka koncesionin e urës që u shemb, ‘Autostrade d’Italia’, si dhe i ka ka kërkuar drejtuesve të kompanisë që të dorëhiqen dhe të marrin përgjegjësi të plotë për aksidentin fatal.
Përveç kësaj, zëvendëskryeministri Di Maio tha se qeveria do të rishikojë e hetojë çdo kontratë koncesionare me kompanitë privatepër ndërtimin e rrugëve, dhe do t’ja kalojë shtetit përgjegjësinë për mirëmbajtjen e tyre në të ardhmen.
Praktikave e koncensioneve po ndiqet gjerësisht edhe në Shqipëri nga qeveria Rama, përkundër kritikave dhe akuzave për aferave korruptive dhe klientelizëm.
Ndërkohë pikërisht firma që kishte me koncension aktivitetin ajo e ka shtrirë edhe në Shqipëri edhe përmes një nënkompanie të saj, përkatësisht ‘INSO’. Kujtojmë se më 3 maj të këtij viti qeveria shqiptare firmosi një kontratë me kompaninë ‘INSO’ për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT. (B.H/Faxweb)