22:37 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tragjedia në Barcelonë, rrëfimi i shqiptares: 30 sekondat që shpëtuan jetën time e vogëlushes 1-muajshe

23:32 | 17/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tronditet Barcelona, furgoni merr para turmën me njerëz, dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Në rrugën “Las Ramblas” në Barcelonë, ku ndodhi sulmi me furgon, ka shpëtuar për çështje sekondash edhe një grua me origjinë shqiptare sëbashku me fëmijën e saj 1-muajshe.

Në një video të publikuar nga Ora News, Romina tregon se ndodhej sëbashku me vajzën e saj vetëm një muajshe, në zonën e famshme turistike “Las Ramblas”, ku një furgon shkaktoi vdekjen e 13 njerëzve dhe plagosjen e mbi 54 të tjerëve.

 “Kam shpetu per 30 sekonda. Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe”shkruan gruaja e re.

Më pas komentuesve që i gjenden pranë ajo i përgjigjet më tej  “Shum flm akoma sekam mar veten tu u dridh jam” .

Jo vetëm kaq, por Romina Dervishi ka postuar dhe video nga vendngjarja: Panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar.

 “Kur te don zoti te shpeton per 50 sekonda . Faleminderit zot. “, shkruan ajo krahas videove.

Kujtojmë se një furgon u fut sot mes një turme turistësh në Barcelonë, duke shkaktuar 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Incidenti ka ndodhur sot në “Las Ramblas”, një rrugë e njohur e cila vizitohet nga turistët por që CIA e ka paralajmëruar si target terrorizmi. Pas aksidentit, shoferi i furgonit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Fillimisht u tha për një aksident, por më vonë organizata terroriste ISIS ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e kryer.

Përplasja ka ndodhur para restorantit hebre “Maccabi”, detaj i cili ka ngritur dyshimet për një sulm me prapavijë fetare dhe racore. Sipas policisë spanjolle furgoni i cili u përdor sot për sulmin, u mor me qira nga një maroken i quajtur Driss Oukabir. Mediat lokale shkruajnë se Oukabir, e mori me qira furgonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada.  Mirëpo kjo nuk vërteton se është ai autori. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: barcelonegruajashqiptarespanjesulmi
Pas

Sulmi terrorist në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit (VIDEO)

Para

I liruar pas 13 vitesh burgim në Serbi, ja si pritet ish-ushtari i UÇK-së në Kosovë (VIDEO)

Para
I liruar pas 13 vitesh burgim në Serbi, ja si pritet ish-ushtari i UÇK-së në Kosovë (VIDEO)

I liruar pas 13 vitesh burgim në Serbi, ja si pritet ish-ushtari i UÇK-së në Kosovë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.