Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:25 të ditës së sotme, në fshatin Mborje-Korçë.
Në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombul gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.
Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
(E.K/FAXWEB.AL)