Shkon në tre numri i viktimave në aksidentin e rrethrrotullimit të Tegut. Për shkak të plagëve të shumta, nuk ka mundur të mbijetojë as 20 vjeçari Klevis Ruçaj, drejtuesi i mjetit tip Audi. Ndërkohë dy viktimat e tjera, nuk janë identifikuar ende.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje tek mbikalimi i Saukut, ku automjeti tip Audi A8 i drejtuar nga 20-vjeçari çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjetit tjetër.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:
Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.