Të shtunën një 20-vjeçar, tifoz i flaktë i Lionel Messit dhe kombëtares së Argjentinës, i ka dhënë fund jetës pasi skuadra e tij e zemrës u eliminua nga Franca me rezultatin 4-3.
I riu prej të shtunës në mbrëmje ishte mbyllur në dhomën e tij dhe vuante humbjen e thellë të ekipit të zemres .
Të dielën në mëngjes, pas shumë tentimeve, prindërit e tij nuk mundën ta hapnin derën dhe telefonuan policinë. Pas ardhjes së tyre në vendin e ngjarjes, u gjet trupi i pajetë i Monotosh Hadler, i cili kishte varur veten
Babai u shpreh për mediat:
‘Djali im nuk hëngri darkë të shtunën në mbrëmje pasi ishte shumë i mërzitur nga humbja e Argjentinës. Kur ai nuk po dilte nga dhoma të dielën në mëngjes ne shkuam për ta thirrur por ai nuk përgjigjej dhe dera ishte e mbyllur. Kur e hapëm derën me forcë, pamë djalin të varur para televizori.
Ai ishte I fiksuar mbas futbollit dhe kishte ditë që shikonte të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës, u shpreh babai’.
(K.B/ FAXWEB)