08:23 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tre AKUZAT që ngre sot Prokuroria mbi gruan e Alfred Pezës, a e rrezikon burgun Mirela Ndini (DETAJET)

10:50 | 18/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tre AKUZAT që ngre sot Prokuroria mbi gruan e Alfred Pezës, a e rrezikon burgun Mirela Ndini (DETAJET)

Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të rënda ka vendosur sekuestrimin e aksioneve me vlerë 1.3 miliardë Euro në një bankë të gruas së Deputetit socialist Alfred Peza.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Mirela Ndini akuzohet për tre vepra penale që janë:

1.“Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal;

2.“Pastrimi të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;

3.“Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, parashikuar nga 257/a të Kodit Penal.

Po çfarë rrezikon Mirela  Ndini në rast se këto akuza provohen nga Gjykata. Mësoni se çfarë parashikon Kodi Penal për secilën prej tyre. Duhet thënë se në lidhje me akuzat është Gjykata ajo që thotë fjalën e fundit. Vetë deputeti Peza i ka mohuar të gjitha akuzat derimë tani. 

1.“Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal:

Fshehja apo tregimi i rremë i të ardhurave ose i objekteve që i nënshtrohen tatimeve dhe taksave, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

2.“Pastrimi të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;

Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për fshehjen, mbulimin e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndihmës, për të shmangur pasojat juridike, që lidhen me kryerjen e veprës penale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të të drejtave të tjera, që lidhen me pasurinë që është produkt i veprës penale;
c) kryerjes së veprimeve financiare dhe transanksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas ligjit për pastrimin e parave;
ç) shfuqizuar;
d) këshillimit, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;
dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprave penale, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.

  1. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 800 mijë lekë deri në 8 milionë lekë, ndërsa kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 3 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.
  2. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur personi, që ka kryer veprën prej së cilës burojnë produktet e veprës penale, nuk mund të merret i pandehur, nuk mund të dënohet, ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e procedimit penal për një vepër të tillë.

3.“Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, parashikuar nga 257/a të Kodit Penal.

Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.
Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: 2 akuzatAlfred PezagjykataMirela Ndini
Pas

Vogëlushja 15 muajshe mbërrin e pajetë në urgjencën e Durrësit, ja diagnoza që i dhanë mjekët 3 ditë më parë

Para

“Rama të bashkohet me Zgjidhjen, Gjiknuri të japë dorëheqjen”, Sadrit Danaj zbulon votat që e shkarkuan, si u manipulua procesi

Para
“Rama të bashkohet me Zgjidhjen, Gjiknuri të japë dorëheqjen”, Sadrit Danaj zbulon votat që e shkarkuan, si u manipulua procesi

“Rama të bashkohet me Zgjidhjen, Gjiknuri të japë dorëheqjen”, Sadrit Danaj zbulon votat që e shkarkuan, si u manipulua procesi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mes rrënojave dhe shpresës: Vijojnë kërkimet për të mbijetuarit e sulmit tragjik

Macron i kërkon Izraelit të ndërpresë sulmet që “nuk lidhen me programin bërthamor të Iranit”

Midis raketave dhe frikës – Si jetojnë qytetarët e Teheranit dhe Jerusalemit nën kërcënim të përditshëm

Maqedonia e Veriut Miraton Ligjin e Ri për Energjinë, Synon Rritjen e Sigurisë dhe Investimeve

Evakuim urgjent i spitalit të goditur nga raketa, ministri i Shëndetësisë e cilëson krim lufte

Mbyllen 27 Biznese të Mëdha në 2024, Tregu i Punës në Shqipëri përballet me Sfida të Rënda

Tregu i Fondeve të Investimit në Shqipëri Arrin Kulmin e 4 Viteve të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.