Pas zgjedhjeve të përgjithshme, Holanda vijon të mbetet pa qeverinë e re, pasi partitë ende nuk kanë vendosur koalicionin që do të udhëheqë vendin.
Teksa bisedimet për qeverinë e re rifilluan këtë muaj, situata politike në Holandë rrezikon të përkeqësohet në rast se palët nuk do të nuk do të jenë dakord me buxhetin që do të miratohet për vitin që vjen.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 15 marsit, Partia Popullore për Lirinë dhe Demokracinë e kryeministrit Mark Rutte u konfirmua e para me 21.3% të votave, ndërkohë që Partia për Lirinë e Geert Ëilders mundi të marrë 13.1% të votave duke u pozicionuar e dyta.
Bisedimet post-zgjedhore për krijimin e një koalicioni qeverisës dështuan, pasi palët e përfshira nuk gjetën gjuhën e përbashkët në çështje si emigracioni.
Ndërkohë drejtimi i vendit është ende në dorë të koalicionit që fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2012, pra Partia për Lirinë dhe Demokracinë, Laburistët, Unioni Kristian, Demokratët 66 dhe Partia Politike e Reformuar.
Partia Laburiste mund t’i kthejë shpinën koalicionit “kujdestar” përpara se të krijohet qeveria e re, në rast se buxheti që do të miratohet për vitin e ardhshëm nuk do të përfshijë rritjen e pagave për mësuesit.
(S.SH/Shuplaka)