Një pushuese nga Polonia është mbytur ditën e sotme në plazhin e Sarandës.
Sipas raportimeve paraparake mësohet se ajo ka humbur jetën teksa notonte në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”.
Polakja e cila u mbyt sot mësohet se quhet Noworycka Peter Iiwona dhe është 66-vjeçe.
Trupi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe do të dërgohet për ekspertizë në spitalin e Tiranës
Ndërkohë që paraditen e sotme janë mbytur dhe dy persona të tjerë, njëri në plazhin e Currilave dhe njëri në plazhin e Porto Palermos në Durrës.
(M./Q/Faxweb)