Shitja e gjësë së gjallë në shumë rrugë të qytetit të Shkodrës po dëmton konkurrencën në treg për shumë biznese që paguajnë rregullisht taksat.
Krahas kësaj, shitjet e pakontrolluara rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Shqetësimi është ngritur nga veterineri i tregut të gjësë së gjallë në Golem të njësisë administrative Rrethina, i cili kërkon ndërhyrjen e instancave përkatëse.
Sa i përket kushteve të vendosura nga Drejtoria e Bujqësisë për mirëmbajtjen higjeno-sanitare, Voc Ndou thotë se tregu i Golemit është brenda standardeve të kërkuara.
“Pavarësisht se qëndron i hapur gjatë gjithë javës, tregu i gjësë së gjallë në Golem shërben kryesisht gjatë të dielave, ndërsa ditët e tjera të javës fermerët shesin të pashqetësuar në shumë rrugë të Shkodrës”, u shpreh Ndou.