Komuniteti lokal në Kalambakë është tronditur pas episodit të përgjakshëm të regjistruar mesditën e së mërkurës në fshatin Diavë mes dy vëllezërve rreth 60 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake të mediave greke, një burrë ka qëlluar pas një debati të vëllain.
Kalimtarët kanë thirrur një ambulancë për të plagosurin, ndërsa sipas dëshmitarëve okulari i dyshuar është larguar me vrap, gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjak.
Të njëjtat informacione bëjnë me dije se ai është nisur drejt një zone kodrinore të afërt, ndërsa policia nga ana e saj ka nisur një operacion për arrestimin e tij.