21:50 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

19:35 | 16/05/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bisedimet për armëpushimin Rusi-Ukrainë, Trump i bindur: Asgjë s’do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor, i cili përparon me shpejtësi, teksa bisedimet mes dy vendeve po vazhdojnë.

Kjo është hera e parë që Trump e pranon se ka një propozim amerikan për Teheranin, pas disa rundeve negociatash mes të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Negociatat kanë kaluar në nivelin e “ekspertëve” – që do të thotë se të dyja palët po përpiqen të kuptojnë nëse mund të arrijnë pajtueshmëri për hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme.

Por, mosmarrëveshja kryesore mes tyre mbetet pasurimi i uraniumit nga Irani. Administrata Trump kërkon vazhdimisht që Teherani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, por republika islamike ngul këmbë se duhet ta lejohet të vazhdojë.

Trump i bëri këto komente gjatë fluturimit me Air Force One, në përfundim të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ishin ndalesa e fundit e turit të tij në tri vende të Lindjes së Mesme, që përfshiu edhe Arabinë Saudite dhe Katarin.

Në pothuajse çdo aktivitet që mori pjesë në rajon, ai theksoi se Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë bombë bërthamore – diçka që agjencitë amerikane të inteligjencës vlerësojnë se Teherani nuk është duke e ndjekur aktivisht, edhe pse programi i tij është pranë nivelit të nevojshëm për zhvillimin e armëve të tilla.

Një gazetar e pyeti Trumpin: “Lidhur me Iranin, a u është dhënë atyre një propozim zyrtar nga SHBA? A e ka dorëzuar atë Steve Witkoff?”

“Ata e kanë marrë një propozim”, u përgjigj Trump. “Por, më e rëndësishmja, ata e dinë që duhet të veprojnë shpejt, përndryshe diçka e keqe do të ndodhë”.

Trump nuk dha hollësi për përmbajtjen e propozimit, dhe Irani nuk ka treguar deri tani nëse e ka marrë këtë propozim.

Të enjten, Araghchi foli për gazetarët në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran dhe tha se Irani nuk ka marrë ende asnjë propozim nga amerikanët.

Zyrtarë iranianë dhe amerikanë kanë qenë në Oman dhe Romë për negociatat e ndërmjetësuara gjithmonë nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, një ndërmjetës i besueshëm mes dy kombeve.

Bisedimet synojnë të kufizojnë programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve ekonomike shkatërruese që SHBA ka vendosur ndaj republikës islamike.

Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do të kryejë sulme ajrore ndaj programit të Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Zyrtarët iranianë po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë se mund të ndjekin ndërtimin e një arme bërthamore me rezervat e tyre të uraniumit të pasuruar gati në nivel armësh.

Pas

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Para

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Para
Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

 



Të Fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.