Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras po zhvillon në Republikën e Maqedonisë së Veriut një vizitë zyrtare që pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Prespës”.
Tsipras është pritur nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, si dhe nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Tsipras është kryeminstri i parë i Greqisë që viziton Maqedoninë e Veriut, me të cilën kanë qenë në një mosmarrëveshje prej disa vitesh në lidhje me emrin.
Në axhendën e tij zyrtare kryeministri grek do të zhvillojë disa takime.
Filimisht ai do të të zhvillojë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev dhe pritja e tij zyrtare do të zhvillohet me nderime shtetërore dhe ushtarake, përpara godinës së Qeverisë.
Pas bisedimeve Zaev-Tsipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri grek takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Gjatë pasdites do të zhvillohet dhe një forum biznesi ku do jenë të pranishëm dhe dy kryeministrat pasi ata shoqërohen dhe nga përfaqësues biznesi.
Do të diskutohet dhe bashkëpunimi i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes, në kuadër të NATO-s.
Në verën e vitit 2018, kryeministrat Tsipras dhe Zaev janë dakorduar për emrin e ri: “Republika Maqedonia e Veriut”. Greqia ka vendosur që të mos pengojë anëtarësimin e vendit në NATO. Pas mosmarrëveshjeve të shumta, vendimi është miratuar edhe në Parlamentin e Greqisë, në janar të vitit 2019.
Gjatë vizitës Zaev e ka ndaluar 3 herë Tsiprasin për të bërë ‘selfie’ me gazetarët dhe anëtarët e qeverive të të dyja vendeve, ndërkohë që aparatët e fotografëve punonin me shpejtësi për të fiksuar çdo lëvizje të zyrtarëve të lartë.