Debati mes shkrimtarit Argron Tufa dhe analistit Dritan hila por shpërsohet gjithnjë e më shumë. Pas videos së babait të Hilës, Tufa publikon një dekument të vjetër të vitit 1973. Përmes këtij dokumenti, zv.ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe Feçor Shehu, i shpreh mirënjohjen babait të analistit për punën e palodhshme, si pjesëtar i grupit të hetimit ndaj të dënuarve të Spaçit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tufa i kërkon Hilës të kërkojë falje për shpifjet dhe fyerjet ndaj tij, dhe e kërcënon se nëse nuk e bën këtë do të publikojë të tjerë dokumenta të ngjashëm.
“Ja kush eshte ai shefi i inteligjencies se kunderzbulimit. Shiheni nga dokumenti, njeri nga dhjetrat, dhe gjykoni kush genjen. I biri kishte prej me se nje jave qe me merrte neper goje. Shpifte. Propozonte qe jo vetem nga Rilindja ikin 200 mije shqiptare, por dhe nga Agron Tufa. Po unë, unë ç’duhet të them?! Nuk kam pase debat me Hilen as per Çulin, as per Filmat. Reagova per shpifjet dhe fyerjet. Tani vertetohen fjalet e mia: komentuesit histerikë te Hiles duhet te më kerkojne fale. Hila faljen s’e ka në gjak. Si te duan: une do te nxjerr dokumenta te tjere qe do t’ju pataksin. Nese nuk kerkohet falje. Sepse me keni rene me qafë, pa jua pasë borxh. Rregulli keshtu e ka: kush kruhet i pari…
P.S: te gjithe ata njerez mendjeulët, që i lidhin reagimet e mia me pergatitjen e nje vendi tek çadra, t’ju vije turp! Nuk shkel aty ku ka shkelë Hila. Me udhëheq truri e zemra, jo barku dhe llogaritë!”, shkruan Tufa. (D.D/Shuplaka)