Prej pak muajsh, Tuna është bërë nënë për herë të parënga vogëlushi i quajtur Tian.
Nuk janë të pakta foto dhe momentet që ata ndajnë me ne duke postuar foto. Mëmësia Tunën e ka bërë shumë të ndjeshme por njëkohësisht edhe shumë të lumtur.
Së fundmi Tuna është solidarizuar dhe ka dhënë një mesazh për të gjitha nënat. Në një postim në Instagram ajo shfaqet duke i dhënë gji vogëlushit, por krahas fotos ajo ka përcjellë një mesazh të fortë.
“I përshëndes të gjitha nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri. Ju keni superfuqi!” ka shkruar Tuna.
Tian është fëmija i parë për Tunën dhe këngëtarja duke u ndjerë e bekuar ka dhënë këtë mesazh kaq të rëndësishëm. (J.V/Shuplaka)