22:12 | 24/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Turizmi, projekti për Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës, 3.8 milionë euro për zbatimin

17:09 | 14/09/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turizmi, projekti për Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës, 3.8 milionë euro për zbatimin

Parku Natyror i Liqenit të Ulzës dhe rrethinat e tij pritet t’i nënshtrohen një transformimi të plotë në funksion të rritjes dhe shfrytëzimit të potencialit turistik që ka zona.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit çeli këtë të enjte procedurën për zbatimin e këtij projekti, me një fond limit 3.8 milionë euro. Procedura që ka në objekt të saj Projekti i Zbatimit për Parkun Natyror Liqeni i Ulzës dhe Zona Përreth tij” ka bashkëngjitur një seri dokumentesh teknikë që nënvizojnë edhe aspektet se ku do të bëhen ndryshimet si dhe projektin konkret që do të zbatohet.

Në dokumente qeveria pranon se zona ka pasur investime private kryesisht dhe që tashmë duhet t’u përgjigjet me infrastrukturë dhe krijimin e elementëve shtesë që rrisin vlerën e rajonit.

“Në këtë kontekst në analizën hapësinore të projektit të zbatimit është identifikuar nevoja për ndërhyrje përmirësuese në pjesën e bregut të liqenit poshtë qytezës duke krijuar kështu një hapësirë të sistemuar dhe një shëtitore të përshtatshme me panoramën turistike liqenore. Propozimi konsiston në krijimin e një shëtitoreje përgjatë të gjithë buzës së liqenit të kombinuar me mole për varkat apo për stacion për plazh.

Kjo strukturë do të funksionojë si elementi më dinamik turistik në qendrën e Parkut ku vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë nga afër liqenin por edhe të jenë pranë shërbimeve turistike të nevojshme” thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se pjesa e investimeve është menduar të vijojë me qytetin e Ulzës ku do të zbatohet ndërtimi i një strukture për pritjen e vizitorëve. Nga pikëpamja funksionale kjo strukturë do të ketë mundësi të ofrojë informacion të nevojshëm për Parakun Natyror por edhe hapësira të nevojshme shërbimi.

Në liqenin e Ulzës nga ana tjetër është menduar të shfrytëzohet potenciali që ofron ai lidhur me aktivitete të ndryshme turistike përfshirë lundrimin me varka, shëtitjet me kajak, noti, peshkimi.

Përgjatë korridorit të Shkopetit referuar dokumenteve janë parashikuar pika qëndrimi panoramike dhe parkime, dy stacione varkash, dhe stacione kampingu dhe kamerash.

Projekti parashikon në tërësi ndërhyrje në shëtitore plotësimin me stola druri, ndërtimin e njësive akomoduese turistike me dru dhe miqësore me mjedisin, tre kulla për vëzhgim mbi 19 metra të larta. Të gjithë këto të pozicionuara në zona të ndryshme të asaj që sot është Parku natyror i Liqenit të Ulzës./ MONITOR

Pas

Ministri Balla përgëzon megaoperacionin e Policisë së Shtetit: Të vendosur për të ngritur në një tjetër nivel luftën kundër krimit të organizuar

Para

“Ky rast ishte i rrallë”, shefi i zjarrfikëses së Tiranës: Është dëmtuar fasada e objektit

Para
“Ky rast ishte i rrallë”, shefi i zjarrfikëses së Tiranës: Është dëmtuar fasada e objektit

"Ky rast ishte i rrallë", shefi i zjarrfikëses së Tiranës: Është dëmtuar fasada e objektit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Fillon ‘ankthi’ në Kukës, numëruesit gati të shfletojnë votat që do të caktojnë kryebashkiakun e ri

Numri i terroristëve të vrarë mund të jetë më i lartë, thotë Sveçla

Racizmi frymon! Gjimnastes i mohohet medalja në Irlandë (VIDEO)

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

SHBA, përpjekje pa sukses për të mënjanuar mbylljen e pjesshme të qeverisë

Pse s’ka patur informacione nga veriu i Kosovës? Vuçiç: Kjo pyetje pasqyron luftën speciale kundër Serbisë

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë s’do ta njohim Kosovën!

“Mbi serbët u krye një sulm brutal”, Vuçiç ‘në krah’ të sulmuesve: Kemi regjistrime të policisë shqiptare duke qeshur dhe duke thënë ‘le të vdesë’

Mynxyra në Kosovë, Vuçiç drejton gishtin nga Kurti: Është organizatori kryesor

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.