Në lidhje me tentativen e arratisjes nga burgu i Peqinit, mësohet se ka qenë ora rreth 23:00 e natës së ditës së Enjte kur Gëzim Toma dyshohet se me një tel çakmaku të ketë ndërtuar një mekanizem për hapjen e derës ose dritares së qelisë.
Ai është pikasur nga një gardian, i cili ka dhënë alarmin. Në ambientet e brendshme të burgut kanë mbërritur zyrtarët më të lartë të tij, të cilët kanë nisur verifikimet,
I dënuari është futur menjëherë në izolim dhe në qelinë e tij ka nisur kontrolli i imtësishëm por pa mundur të gjejnë mjetet e pretenduara nga i dënuari se do ti përdorte për arratisjen.
Zyrtarët e burgut e kanë marrë në pytje Tomën i cili ju ka thënë: “Unë jam arratis nga Greqia, burgu i Drenovës dhe ky është qëllimi im, detyra juaj është të më ruani kurse unë do të luftoj që të kemë lirinë në të gjitha format”, mësohet t’u ketë thënë Toma zyrtarëve të burgut.
Ndërkohë Komisioni i Disiplinës brenda burgut pritet të analizojë të gjithë këtë situatë deri në zbardhjen kësaj tentative.
Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, duke përsëritur ‘sportin’ e tij të preferuar. Toma është arratisur gjashtë vite më parë nga burgu i Drenovës, për t’u larguar më pas drejt Greqisë, nga ku u ekstradua në fillim të këtij viti.
Mësohet se tentativa e tij për t’u larguar nga burgu i Peqinit është pikasur nga punonjësit e sigurisë, të cilët kanë parandaluar në kohë arratisjen (lexo këtu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post