Lihen të lirë 4 protestuesit fierakë të cilët i bllokuan rrugën kryeministri Edi Rama dhe u përplasën me policinë gjatë vizitës së këtij të fundit në qytetin e Fierit pak ditë më parë.
Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Behar Xhelo, Gëzim Balla, Hysen Hoxha dhe Besnik Jaupaj.
Prokuroria e këtij rrethi kërkoi “arrest me burg” për të 4 protestuesit, ndërsa një rast i paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm gjatë seancës së paradites.
Kreu i Degës së PD Fier, Luan Baçi ka kërkuar të bëhet pjesë e seancës. Mirpo, ky i fundit nuk është lejuar nga policia që të hyjë në ambientet e brendshme të Gjykatës. Insistimit të Baçit për të ditur arsyen e refuzimit të hyrjes së tij në Gjykatë, policët iu përgjigjën se “kemi urdher nga shefi”, “fol me shefin” (lexo ketu)