Ekipi i Milan nuk po kalon aspak një formëë të mirë në kampionatin Italian. “Djalli” pasi shkarkoi Montellan dhe emëroi ish-lojtarin e famshëm, ta palodhshmin Gennaro Gattuso u duk se do ta niste mirë si trajner me një fitore ndaj Beneventos,n ekipit më të dobët të Serie A që vinte në këtë takim pas 14 humbjeve.
Mirëpo nuk ishte e thënë pasi në minutën e 95-të Benevento barazoi Milani me një gol të realizuar nga portieri i cili doli në sulm në në mundësinë e fundit për ekipin e tij ku shënoi pas një giditjeje nga këndi.
Kjo ishte shokuese për Milanin pasi 3 pikëshi pothuajse ishte arritur. Pas kësaj trajneri i ri i Milan Gennaro Gattuso ëëshxtë shprehur mjaft i mërzitur. I njohur për shpërthimet e tij karakteristike ai tha: Do të kisha preferuar një thikë në zemër se një gol të tillë. Vuajtëm shumë kur mbetëm me dhjetë lojtarë, por kurrë nuk prisja ta pësonim në atë mënyrë”.
Zhgënjim I madh edhe për mbrojtësin Bonucci I cili tha se dy pikët ndaj Beneventos janë humbur në një moment shumë të rëndësishëm.
“Jemi zhgënjyer shumë. Kemi lëshuar dy pikë në një moment shumë të rëndësishëm për ekipin, diçka p na mungon”, ka thënë Bonucci për mediat italiane.
Milan pas 15 javësh renditet në vendin e tetë më 21 pikë, 18 më pak se sa Interi në vendin e parë. (B.H/Faxweb)