Deputetja Majlinda Halilaj u bë hit në rrjet pak ditë më parë, teksa lexoi një fjalim plot me gafa në parlament, ku fliste për korporatën e investimeve.
E ngacmuar sot nga ana e gazetarëve për atë që ndodhi, Halilaj nuk ka preferuar që të bënte asnjë koment, duke i rezistuar çdo pyetje në drejtim të saj.
Në fotot e mëposhtme, Halilaj shfaqet para Kuvendit me celular në dorë, dhe përpiqet që të mos bjerë në sy duke mbajtur syze të errëta dielli.
Edhe sot ajo do të jetë në Kuvend, po nuk dihet ende nëse do të kërkojë fjalën për të folur për hallet e popullit.