Gjykata e Vlorës ka dënuar sot me 24 vite burg shtetasin Blendo Alikaj ose Edison Alikaj pasi akuzohej për ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’.
Blendo Alikaj u arrestua ne nëntor të vitit të kalur në Tiranë në një lokal tek Unaza e Re në kryeqytet teksa ndodhej i ulur në një bar. Ai përdorte dy emra Blendo Alikaj, ose Edison Alikaj.
Por vlonjati nuk është i panjohur për policinë pasi ka kryer disa vepra penale.
Alikaj është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë më pas janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 pal dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë.
Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:
Më datë 03.11.2016, në lagjen ”Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.
Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ”Jonufër” sëbashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.
Shtetasi Blendo (Edison) Alikaj është shtetas me precedentë penal si edhe i dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë.
Momenti i arrestimit:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post