16:54 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U dhunua në qendër të Prishtinës, gazetari: E di kush më ka sulmuar, rasti lidhet me punën time

20:12 | 13/10/2017
në Aktualitet, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDAL/ Dhunohet në qendër të Prishtinës gazetari  (FOTO)

Gazetari dhe kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, i cili u dhunua sot në qendër të Prishtinës, pasi ka dalë nga spitali në Kosovë, QKUK-ja, ka dhënë deklaratën e tij të parë pas sulmit. Ai ka thënë se sulmi ndërlidhet me shkrimet e tij dhe se e din kush e ka sulmuar, por se për shkak të hetimeve është herët që të flasë.

“E di kush me ka sulmuar, dhe rasti lidhet me punën time, pra shkrimet e mia. E njoh kush më ka sulmuar por për shkak të hetimeve nuk mund të flasë. Tani pres nga Prokuroria dhe Policia që ta zbardhin rastin”, ka thënë Kajtazi.

Ai është liruar nga QKUK nën shoqërimin e Policisë, raporton Gazeta Blic.

Policia e Kosovës  dhe prokuroria e intervistuan Kajtazin në lidhje me sulmin  brenda QKUK-së.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person është sulmuar dhe rrahur nga persona të dyshuar.

Bëhet fjalë për viktimën: V. Kajtazi, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacionin policor një person për ta intervistuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, me një fokus të veçantë për identifikimin e personave të dyshuar.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: Vehbi Kajtazi
Pas

VIDEO/ Aksident në hyrje të qytetit të Durrësit, 1 person i plagosur

Para

“Të dua ti je më e mira” Habit këngëtarja : Për një vit nuk kam kryer marrëdhënie me bashkëshortin

Para
“Të  dua ti je më e mira” Habit këngëtarja : Për një vit nuk kam kryer marrëdhënie me bashkëshortin

"Të dua ti je më e mira" Habit këngëtarja : Për një vit nuk kam kryer marrëdhënie me bashkëshortin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.