21:34 | 25/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U fejova 8 vjeç, u martova 15 dhe më pas u përdhunova në mënyrë të përsëritur nga burri im”

21:18 | 21/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U fejova 8 vjeç, u martova 15 dhe më pas u përdhunova në mënyrë të përsëritur nga burri im”

The Sun” ka publikuar ditën e martë pjesën e parë të zbulimit të skandalit të martesave të vajzave që në moshë të vogël në Amerikë. Mësohet se në skandalin e zbuluar bëhet fjalë për martesat e minoreneve që nisin që nga viti 2000. Ditën e parë “The Sun” ka publikuar historinë e një vajze, Ava nga Luizian e cila ishte detyruar të martohej që në moshën 13-vjeçare dhe më pas ka ngelur shtatzënë dhe është abuzuar seksualisht nga bashkëshorti.

Sot, “The Sun” publikon historinë e një tjetër vajze e cila është fejuar në moshën 8-vjeçare dhe në moshën 15-vjeçare është martuar dhe më pas është përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga burri i saj.

Naila Amin, sot 28 vjeç, ka rrëfyer jetën e saj të tmerrshme dhe abuzimet seksuale që kanë nisur në moshë shumë të vogël. Martesa e saj ka qenë e detyruar nga prindërit.

Naila ka treguar se nuk ka ditur asnjë gjë për fejesën, vetëm kur e kanë njoftuar prindërit se ajo do të fejohej në Pakistan.

Ajo ishte habitur sesi prindërit e saj mund të merrnin një vendim të tillë në atë moshë, ndërkohë që ajo nuk dinte asnjë gjë.

Ajo u kthye në shkollën e saj fillore në Queens, Nju Jork, në një gjendje shoku. Naila filloi të rebelohej kundër edukimit të saj të rreptë pakistanez.

Ajo ndërpreu veshjen e saj të shamisë dhe kërkonte që të ndryshonte veshje duke ju përshtatur të rinjve amerikanë. Por në moshën 13-vjeçare prindërit e saj e dërguan në Pakistan për të bërë “nikah”, një martesë islame, ku duhet të vishte një fustan tradicional.

Kur u kthye në shtëpi, babai i saj aplikoi në ambasadën amerikanë për të legalizuar martesën e saj dhe për të kërkuar një vizë bashkëshortore për burrin e saj.

Naila kujton nënshkrimin e disa dokumenteve, por e sigurt se nuk do të merreshin parasysh duke qenë se ajo ishte ende minorene. Dhe ashtu ndodhi.

Në moshën 14-vjeçare ajo u martua ligjërisht me pëlqimin e prindërve.

Naila vazhdoi të rebelohej dhe madje filloi të takonte një djalë amerikan të moshës së saj – derisa babai i saj zbuloi dhe e rrahu shumë keq.

Një jetë skllavërie në Pakistan. Përfundimisht ajo u dërgua nga Nju Jorku në Pakistan, ku ajo filloi martesën e saj të tmerrshme.

Rrëfimi:

“Dita ime e vërtetë e dasmës ishte 5 Janari 2005 .Unë e kisha bërë ‘nikah’ (martesën) më parë, por ajo ishte bërë vetëm për qëllime imigrimi. Dita ime e dasmës ishte me të vërtetë e frikshme. Ishte kaq e keqe. Natën e parë të martesës burri nuk e preka me dorë.

Ai më rrahu para gjithë familjes sime, motrave të tij, burrave dhe fëmijëve të tyre.

Ai më tërhoqi nga flokët zvarrë rreth 20 metra, dhe ende sot e kësaj ditë  i kam flokët e rëna. Më mori me forcë për të shkuar tek të afërmit e tij. Pastaj kur u ktheva në shtëpi atë natë, u përdhunova nga burri im, ka rrëfyer Naila.

Ajo arriti të marrë hua një telefon dhe u telefonoi autoriteteve për mbrojtjen e fëmijëve në New York  ku tregoi gjithë ngjarjen.

Autoritetet arrestuan nënën e saj. Për të siguruar lirimin e bashkëshortes, babai i Naila i tha burrit të saj se duhet të kthehet në shtëpi në Nju Jork.

Kur u ul në aeroportin e JFK (Kennedy Airport), Naila ndjeu një ndjenjë të madhe lehtësimi.

Ajo ishte e shoqëruar në avion nga një ekip prej 20 punonjësve socialë dhe oficerëve të mbrojtjes së fëmijëve.

Sot ajo është 28 vjeçe dhe jeton me të dashurin e saj.

Ajo ka krijuar Fondacionin e bamirësisë Naila Amin për të ndihmuar të gjithë fëmijët që kanë qenë të detyruar të martohen në moshë të vogël. Gjithashtu ajo shkon në shumë shkolla dhe jep orë leksioni ku tregon historinë e saj.

Por ajo ende vuan dhe një sërë problemesh fizike dhe emocionale të shkaktuara nga martesa e saj në moshë të vogël.

“Unë ende kam ankth. Mua më është grabitur fëmijëria ime”, ka rrëfyer ajo./tvklan.al

Etiketa: nailarrefim
Pas

‘Saga’ e demarkacionit mori fund pas afro tre vitesh, kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin politik në Kosovë (EMRAT)

Para

“Kjo është kikirikë për ju!”, Trump publikon shifrat e shitjes së armëve Arabisë Saudite(Video)

Para
“Kjo është kikirikë për ju!”, Trump publikon shifrat e shitjes së armëve Arabisë Saudite(Video)

“Kjo është kikirikë për ju!”, Trump publikon shifrat e shitjes së armëve Arabisë Saudite(Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

I dënuar në burgun e Beratit, vdes 57-vjeçari gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet

Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë

Aksident në Lushnjë-Fier, burimet: Kamionit i pritet rruga nga furgoni

Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

Balla merr pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të vrarë: Përulje dhe nderime për Afrim Bunjakun

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.