Një 38-vjeçar shqiptar me banim në Maltë, është vënë në pranga pasi u kap me 300 gram kokainë. Në pranga ka rënë Sotir Hoxhaj, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, pasi policia e ka zbuluar, ai i ka pranuar të gjitha duke treguar madje që kishte edhe dokumentacione false.
Të premten, ai u akuzua për import dhe prokurim të drogës dhe posedim të saj në rrethana që tregonin se kokaina nuk ishte menduar për përdorim personal të tij.
Ai akuzohej edhe për falsifikim dhe përdorim të dokumenteve personale të identifikimit. Gjykata e ka lënë atë në paraburgim.