Arrihet marrëveshja për Leo Messin, argjentinasi dhe një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e Barcelonës do të jetë lojtar i PSG-së, me ëndrrën e parisienëve për të fituar Ligën e Kampionëve.
Avioni i tij pritet këtë të martë në fillim të pasdites të ulet në Paris.
Ai duhet të kalojë ekzaminimin mjekësor deri në fund të ditës dhe pastaj të nënshkruajë kontratën e tij dyvjeçare (plus një vit si opsion) menjëherë.
Një konferencë shtypi pritet të mbahet në Parc des Princes të mërkurën, shkruan gazeta franceze L’EQUIPE.
Sa i takon pagës që do të marrë ajo është në shifra marramendëse. Në dy vite ai do të përfitojë një shumë prej 35 milionë eurosh, shtuar këtu bonuset në rast se skuadra do të fitojë trofe të rëndësishëm.
(E.K/Faxweb.al)