Një qytetar ka akuzuar kryeministrin Rama se është duke ndërmarrë reforma në kurriz të qytetarëve. Në një prej postimeve ku Rama folur për projektin e Rilindjes Urbane që do të shndërrojë Vunoin dhe Dhërmiun, qytetari nga Lushnja, është ankuar për gjobitjen e tij nga policët e qarkullimit rrugor. Qytetari ankohet se është i papunë dhe nuk ka se si të paguajë këtë gjobë.
“Zagarët rrugëve po na rrjepin me gjoba. Sa dola sot mbasdite nga shtëpia më vunë 7000lek gjobë. Jetoj në mes të qytetit të Lushnjës. Unë mbrëmë erdha nga Greqia nuk e dija që ishte kaq problem për rrip në mes të qytetit, as më qortuan, asgjë. Më futën 7000 lek gjobë pa më thënë gjë fare. Ku t’i gjej t’i paguaj. Jam me dy fëmijë të vegjël, rri me qira. Punë s’kemi… ku të ankohemi, ku të mbytemi.”, shkruan ai.
Nuk ka vonuar përgjigja e kryeministrit Edi Rama, i cili shkruan se kjo ndodh kur nuk respekton ligjin. Ai i kërkon qytetarit të mos ofendojë policët. Si përgjigje ndaj gjendjes së vështirë ekonomike, kryeministri i thotë qytetarit të rrallojë përdorimin e makinës dhe të mos shpenzojë karburant. “Po në Greqi e di që është problem?! Atëherë pse këtu s’duhet të jetë problem?! Kështu që për kurrizin mos u anko kur shkel ligjin dhe policët mos i quaj zagarë pse zbatojnë ligjin, po thjesht respektoje ligjin e as kurrizi nuk ndjen gjë as policët nuk të duken si zagarë!
Discussion about this post